Sopranoja Katroshi : Jam e lumtur që do të interpretojë në Preshevë
Sopranoja e njohur do të jetë pjesë e aktivitetit të AE: “Ne jemi me Preshevën”-
Alisa Katroshi , sopranoja e njohur shqiptare me banim ne Hungari dhe me një aktivitet të gjërë artistik në Itali dhe në Gjermani, do të interpretojë pjesë nga repertori i artë i muzikës shqiptare dhe asaj klasike gjatë aktivitetit shumë dimensional “Ne jemi me Preshevën” që Albanian Excellence do të organizojë në qytetin shqiptar nga data 5 deri ne 8 shtator .
“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar që do të interpretojë për bashkëkombësit e mi “, tha sopranoja e cila, u zgjodh kur ishte 12 vjeç të merrte pjesë në korin e fëmijëve në Operan Toska në Teatrin e Operas dhe Baletit nga Pallati i Pionierëve të asaj kohë. Nga ai moment Alisa, nuk u nda më asnjëherë nga muzika dhe pasioni i të kënduarit dhe as nga Pucini , sot një nga kompozitorët e saj të preferuar.
Kjo është hera e parë që Alisa shkon në Presheve ku do të organizohen nën siglen Albanian Excellence, një mori aktivitetsh , ku spikat elja e ekspozites, “121 foto në 121 jetë suksesi”, nëëshkrimi i një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Preshevës, i cili shpall vitn 2020 si viti i kësaj komune shqiptare, apo dhe mbrëmja Gala e organizuar me këtë rast.
Ajo do të interpretojë, hymnin e pashpallur të muzikës shqiptare, Lule Borë të kompozitorit Simon Gjoni, këngën e divës së Kosovës, Nexhemije Pagarusha, “Baresha”, një nga perlat e muzikës arbëreshe , këngën 600 vjecare, “Moj e bukra More “, si dhe arien Kastadiva të Bellinit.
Alisa Katroshi, studioi për kanto, pranë Akademisë së Arteve, Tiranë. Është fituese e një sërë cmimesh ndërkombëtare. Në vitin 2005, fitoi çmimin e dytë në konkursin “Jorgjije Truja”, dhe më pas fitoi nga Instituti Italian i Kulturës të drejtën për një masterclass në Konservatorin e Veronas, ku doli me rezultate të larta dhe ku studio me soprano e njohur, Mirela Freni.
Alisa është nderuar me : Çmimin Antoni Salieri në konkursin e 1 ‘Giovani Musicisti’, fituese e konkursit ‘Villa in Canto’, Verona, Çmimin e parë si zëri më i mirë në ‘Concorso Internazionale Anita Cerquetti’. Në Teatrin Filarmonik te Veronës në vitin 2007 në një recital të saj ajo është u shpall studentja më e mirë e Konservatorit të Veronës.
Në vitin 2014, Alisa , është finaliste në Concorso Lirico Internazionale Cav.Davide, dhe fitoi të drejtën për të qenë pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme në Gjermani.
Alisa Katroshi njihet ndryshe si një soprano dramatike dhe e njohur për rolet kryesore të saj në disa nga kryevepra si Toska ose Aida. Ka performuar në shumë vende të Europës si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Itali, Zvicër, Gjermani, Hungari.
Në skenën e Tiranës në 2013 me një koncert dhe në 2014 ka performuar në Rolin e Mimi-se ne La Boheme ku u prit me shumë duatrokitje nga publiku shqiptar.
Me orkestrën e Teatrit të Arenës se Veronës ka kënduar Aidën dhe “La forza del Destino”. Alsa ka dhënë shumë koncerte në qytetet e Italisë si: Verona, Padova, Modena, Vicenza, Palermo, Taormina. Koncerte në qytetet e Gjermanisë si Frankfurt, Darmstad, Mainz. Në Hungari, vazhdon serinë e saj të koncerteve të saj.
Alisa ndihet e lumtur me karrierën e saj, dhe një pjesë të zemrës së saj e ka në Shqipëri, ashtu si në këtë eksperiencë të parë të saj më Albanian Excellence , ku ajo me nuancën e thellë të depërtimit të zërit që e karakterizon dhe më një vibrato të lartë dhe te qartë do të di të thotë : “Ne jemi me Preshevën”