Lajme

“S’mundemi pa njëri-tjetrin”, Kurti ia uron Edi Ramës fitoren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar fitoren kryeministrit të rikonfirmuar të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai nga Brukseli nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bëjnë pa njëra tjetrën.

“Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”, ka shkruar ai.