Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dakordimi midis Kosovës dhe Serbisë të shtunën në Ohër është rezultati më i rëndësishëm i dialogut.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hill ka thënë se Serbia e ka përqafuar të ardhmen e saj evropiane dhe një plan të qartë se si të arrijë atje.

“Një vendim që kërkon mençuri, integritet dhe guxim. Mbetet shumë punë dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap të rrugës”, ka thënë më tej ai.