Sporti

“Neymar, nivel i Ronaldos dhe Messis”

Njëri prej heronjve të Brazilit në vitin 1982 beson se bashkatdhetari i tij meriton më shumë dhe pa diskutim është lojtari më i mirë në botë

Sipas legjendës së Brazilit, Neymar është i jashtëzakonshëm dhe është nivel i njëjtë me Cristiano Ronaldon dhe ish shokun e tij te Barcelona, Lionel Messi.

“Neymar nuk luan në rolin e tij (si numër 10)}, tha Zico për Omnisport. “Ai është sulmues krahu dhe gjithmonë ka qenë i tillë. Ata (klubet) ja japin numrin 10 për shkak se ai numër ka një domethënie të madhe sepse e kanë mbajtur emra të mëdhenj në Kombëtare të Brazilit”.

“Ndoshta, i vetmi lojtar që e kishte këtë numër dhe ishte si ai ishte Romario, një sulmues i lindur që mund të luante edhe si 11’sh. Por, çdo sulmues në çdo klub e zgjedh numrin 10 sepse pasi që ai prezanton emrin më të madh në atë klub. Klubet janë ata që i zgjedhin ata”.

“Kështu, numri 10 në fanellë ka peshë, jo vetëm në Kombëtare por në përgjithësi në Brazil. Është një referencë e madhe. Ai është ylli i ekipit kështu që ka numrin 10”.

“Mendoj se Neymar është në këtë situatë, natyrisht ai ka më shumë presion. Çdo lojtar i madh është i jashtëzakonshëm në fitore, por gjithmonë ka presion kur humbet. Por, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai ka talent që pak kush e ka në botë. Unë e vendos atë në të njëjtin nivel si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi”.

Përderisa Neymer është në Brazil ylli i skuadrës, ai gjithmonë duket se vuan nën peshën e numrit 10 kur e prezanton vendin e tij, pasi që ky numër është shumë me peshë në Brazil.

“Nuk është fanella e skuadrës braziliane, është fanella e Peles”, shton Zico. “Ai është lojtari më i madh në histori të futbollit në botë! Ky është problemi”.

“Presioni është këtu: gjithsecili mendon që kush e vesh atë fanellë duhet të bëj atë çfarë e ka bërë Pele! Është edhe dobësi për çdo lojtar dhe krenari në të njëjtën kohë!”.

“Problemi është-ata që nuk e meritojnë nuk duhet të përpiqen ta veshin këtë fanellë. Problemi është se ata që e kanë këtë numër duhet të luajnë ndryshe, të jenë ndryshe nga të tjerët dhe Neymar është i tillë”.