FutbollSporti

Sonte, finalja para finales, Barcelona – Bayern

Të dyja skuadrat pritet që gjithë forcën ta mbështesin te yjet e tyre që po kalojnë nëpër një formë fenomenale, Lionel Messi e Robert Lewandowski.

Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinale, derisa rrugës është edhe ai i dyti, përcjell GB.

Barcelona dhe Bayern do të luajnë përballë njëra-tjetrës me synimin e vetëm kualifikimin tutje dhe pritjen e takimit të nesërm, Manchester City – Lyon, për të mësuar emrin e kundërshtarit.

Takimi fillon nga ora 21:00, kurse pritet të jetë më interesanti nga të gjitha ndeshjet çerekfinale, gjithmonë duke aluduar edhe në atë sesa interesant mund të jetë City – Lyon.

Kujtojmë në gjysmëfinalen e parë të edicionit 2019/2020 në Champions do të luajnë PSG dhe Leipzig.