Skandaloze: Sheshel dhe bashkëpunëtorët e tij përzënë Natasa Kandic dhe aktivistët e të drejtave njerëzore
Në ndërtesën publike të komunale para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi që aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.
Članovi SRS nam ne dozvoljavaju da uđemo u zgradu opštine Stari Grad na promociju knjige Vojislava Šešelja. Gurali su nas i izbacili napolje. pic.twitter.com/2N7OP3JstP
— Ivana Žanić (@IvanaZanic) February 5, 2020
Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.
Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari grad.
Organizata e postoi në llogarinë e tyre në twitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa.
Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj./ Metro