Skandaloze/ Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës thotë se do ta ndalon shaminë
Muslimanët në Podujevë dhe Kosovë nuk do të mund të mbledhin supet dhe të shohin të heshtin derisa të drejtat e tyre shkelen në mënyrë të pahijshme nga disa servilë të përkëdhelur dhe pa autoritetin e duhur vetëm pse ata kanë pozita zyrtare. Ndalimi i bartjes së shamisë në shkolla për vajzat është një padrejtësi e pakuptimtë dhe se kjo ndalesë nxitë ‘fanatizëm fetar’, thotë kryeredaktori i Kosova Post, Fadil Pushkolli.
Gjithashtu , Pushkolli thekson se përjashtimi i vajzave muslimane nga shkollat për arsye të mbajtjes së shamisë përveçse nxitë fanatizëm përbën edhe shkelje të Kushtetutës.
Një padrejtësi e pakuptimtë që dënohet nga komuniteti në Komunën e Podujevës, erdhi pasi kohë më parë nëntë nxënëseve iu ka ndaluar hyrja në shkollë me shami.
“Të nëntë adoleshentet myslimanë u ndaluan të që të hynin në kompleksin e shkalleve vetëm sepse ato mbanin shami. Të tilla ndalesa sikur kjo e adoleshenteve me shami ndodhën edhe në kohën kur Shpejtim Bulliqi, ishte drejtor i arsimit në Komunën e Podujevës. Dhe tani ish-drejtori që ndaloi vajzat të hynin në mësim për shkak të shamisë, është kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës, nga Lëvizja Vetëvendosje e të cilin qytetarët e mbajnë mend për të bëmat e tij kundër shamisë”, kujton Pushkolli.
Pushkolli, shprehet i shqetësuar se edhe tani në prag të zgjedhjeve lokale në Podujevë janë bërë thirrje për ndalesë të shamisë në shkollat. Pra, veprimet e kaluara të Bulliqit po i riaktualizon kandidati për kryetar të Podujevës nga LDK-ja Nexhmi Rudari.
Ditë më parë Nexhmi Rudari, ka thënë se është kundër bartjes së shamive në shkolla në një intervistë për Kallxo.com, derisa këtë deklaratë të tij Pushkolli e quan jo të denjë për një kandidatë që pretendon të qeverisë me Komunën e Podujevës.
“Ne e dënojmë deklaratën e kandidatit Nexhmi Rudari dhe paralajmërojmë se ai do të jetë përgjegjës për çfarëdo lloj moskopetence ligjore administrative dhe intolerance fetare që precipitojnë këto çështje”, thotë Pushkolli.
Tutje ka kujtuar Pushkolli se Rudari edhe në shumë raste të tjera ka dëshmuar dhe vepruar kundër mbajtjes së shamisë në institucione, madje ka larguar nga puna edhe gra vetëm për shkak të shamisë.
Sipas tij, një person që ka në mendje veprime diskriminuese nuk do të duhej të qeveriste me komunën e Podujevës, ndërsa veprimet e këtyre kandidatëve të sipërpërmendur përbëjnë një diskriminim kundër muslimanëve.
“Mohimi i të drejtës së përdorimit të shamisë për vajzat muslimane është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë të diskriminimit të institucionalizuar fetar kundër muslimaneve nëpër shkolla, të cilat zakonisht duhet të jenë një qendër e përsosmërisë ku respektohet dituria, ndershmëria, përsosmëria dhe karakteri,” tha Fadil Pushkolli.
“Ne e dënojmë deklaratën e kandidatit Nexhmi Rudari dhe paralajmërojmë se ai do të jetë përgjegjës për çfarëdo lloj moskopetence ligjore administrative dhe intolerance fetare që precepitojnë këto çështje”, tha Pushkolli për KosovaPost.
Shamitë janë bërë gjithnjë një simbol i refuzimit të trashëgimisë në jetën publike në Kosovë.
Në vitin 2014-2015, një vajze e diplomuar në drejtësi u ndalua të merrte pjesë në një rast gjyqësor në Prishtinë për shkak të mbajtjes së shamisë, duke nxitur kështu një zemërim të madh tek komuniteti musliman dhe një debat mbi statusin e diskutueshëm laik të vendit.
Më vonë gjykata e lejoi vajzën me shami që të merte pjesë në çështjen gjyqësore pasi vendimi i këshillit të vendit për ndalimin e shamisë në shkolla u rrëzua. Në një vendim të vitit 2016, një gjykatë tha se mbajtja e shamisë kualifikohet si një e drejtë e njeriut sipas Kushtetutës së vend