Lajme

Skandali i radhës në Policinë e Kosovës: Vidhet Dhoma e Dëshmive nga polici

Një tjetër skandal ka shpërthyer në Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit. Një polic në stacionin policor në Zubin Potok, ka kryer një vjedhje në Dhomën e Dëshmive, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ekskluzivisht nga burimet merr vesh se në Dhomën e Dëshmive janë vjedhur armë të shkurta, armë të gjata si dhe armë e gjëra të tjera, për të cilat pas pak do të ju informojmë.

Po ashtu bëhet e ditur se polici i dyshuar për këtë vepër është i nacionalitetit serb, i cili ka ikur menjëherë nga Kosova.

Dyshohet se polici që kreu këtë vjedhje është arratisur nga Kosova dhe ka shkuar në Bosnje. Burimet bëjnë me dije se ai ka pranuar se ka kryer këtë vepër, por që po ashtu ka konfirmuar se nuk do të kthehet më në Kosovë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kryen vjedhje në dhomën e dëshmive.

Policia e Kosovës kishte qenë pre e grabitjeve edhe në të kaluarën.