Bota

S’ka lojë me Amerikën: Paralajmëron sanksione edhe për Gjermaninë

Projekti i tubacionit të gazsjellësit Nord Stream 2 është shëndrruar në pikë kontestimi mes SHBA’së dhe Gjermanisë, por edhe disa shtete anëtare të BE’së nga evropa lindore e veriore të cilat e kundërshtojnë këtë projekt pasi i frikësohen varësisë së BE’së në gazin rus, transmeton Gazeta Metro.


Sekretari për Energji i Shtetit Amerikan, Rick Perry, ka thënë sot se një projektligj për sanksionim e ndalesa të rënda po përgatitet “në një të ardhme të afërt” për kompanitë që janë të përfshira në Projektin e tubacionit Nord Stream 2. Këtë deklaratë Sekretari Perry e tha gjatë vizitës së tij në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Sekretari Perry iu tha gazetarëve gjatë vizitës së tij për inagurimin e Presidentit të ri të Ukrainës, se “Senati i SHBA’ve do ta aprovojë këtë ligj, Kongresi po ashtu e të njejtin do ta nënshkruaj presidenti me çka do sanksionohet Nord Stream 2”, paralajmëroi sekretari amerikan.

Deklaratës së Sekretarit Amerikan, Rick Perry, iu përgjegj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për gazetarë duke thënë se “Ky veprim i padrejtë i konkurrencës amerikane është i papranueshëm jo vetëm për ne por edhe për shumë shtete evropiane”.

SHBA’të e kundërshtuan haptas këtë projekt dhe muajin e kaluar gjatë samitit të NATO’s në Washington, ku Zëvendës Presidenti i SHBA’ve, Mike Pence, në fjalimin e tij hapës të samitit me rastin e 70 vjetorit të aleancës veri-atlantike ashpër kritikoi Gjermaninë për vazhdimin e projektit Nord Stream 2, duke e konsideruar si rrezik për sigurinë e evropiane.

Projekti kundërshtohet nga Danimarka që nuk do të lejojë që tubacioni të kalojë përmes ujërave të saj, Polonia dhe Ukraina po ashtu kundërshtojnë këtë projekt

Projekti Nord Stream 2 do të ndërtohet nga kompania e Nord Stream AG, ku aksioneri kryesor është kompania Ruse Gaz Prom me 51 % të aksioneve. Kryetari i komisionit të aksionerëve të kompanisë Nord Stream AG është ish kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroder.