Sistemi i integruar i Rentgenologjisë së Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë centralizohet me sistemin e shëndetësisë në Serbi
Sistemi i integruar digjital i Rentgenologjisë së Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë lidhet me sistemin e shëndetësisë në Serbi
Shtëpia e shëndetit në Preshevë është integruar në rrjetin e përbashkët të sistemit shëndetsor me repartin e Rentgenologjisë.
Kjo do të thotë se të gjitha inçizimet që bëhen me rentgen digjital në shtëpinë e shëndetit automatikisht integrohen në kartonin digjital të pacientit dhe mund të shikohen në sistemin e spitaleve pa pasë nevojë të mbani filmin e rentgenit me veti, dhe mjeku kudo në ndonjë spital mund ti shikojë të gjitha inçizimet me rentgen që ju i keni bërë më herët dhe të bëhet krahasimi.