Sinani:Beogradi po vazhdon bllokimin e procesit e integrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi
Këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani sot takoi koordinatorin e Misionit të OSBE-së në rajon, z. Antonios Balaskas, përcjell Ministria e Lajmeve
Sinani gjatë bashkëbisedimit me Balaskas i tregoi për problemet e shqiptarëve të Luginës në Serbi.
Njoftimi i plotë :
Beogradi zyrtar po vazhdon bllokimin e procesit të integrimit të shqiptarëve dhe nuk po angazhohet për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës
Mbi këto tema dhe çështjet e tjera bashkëbisedova sot me koordinatorin e Misionit të OSBE-së në rajon, z. Antonios Balaskas
E falenderova për përkushtimin e OSBE-së në përgjithësi dhe të shefit të Misionit në Serbi, SH.T. Ambasadori Jan Braathu, në veçanti