Sinani zhvilloi një takim konstruktiv me Ziadin Selën
Gjatë ditës së sotme kryetarja e PVD’s dega Preshevë znj.Ardita Sinani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa së bashku me disa përfaqësues takuan kreun e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut z. Ziadin Selën, transmeton Ministrialajmeve.com
Znj.Sinani përmes një shkrimi deklaroi se me z.Sela biseduan për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës.
Po ashtu znj.Sinani ka deklaruar se gjatë bashkbisedimt me z.Sela kanë shqyrtuar edhe sfidat tjera që presin bashkarisht ti zgjidhin shumë shpejtë (psh. Çështjen e vendkalimit kufitar, diplomave, studentëve dhe të tjera.
Ky është postimi i plotë :
Sot, ishte kënaqësi të takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut z. Ziadin Sela.Bashkëbiseduam për rrjedhat demokratike ndër shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Luginën e Preshevës, për nevojën e një komunikimi më intenziv.Theksova se përpjektjet tona të përbashkëta do të rezultojnë me përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në të dy anët.Gjithashtu shqyrtuam edhe sfidat tjera që presim bashkarisht ti zgjidhim shumë shpejtë (psh. Çështjen e vendkalimit kufitar, diplomave, studentëve etj…)