Sinani takon fituesin i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës Arben Ajredinin
Kryetarja e komunës Preshevës sot takoi fituesin i medaljes së artë në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Univeristarë – INC 2021, Arben Ajredinin, transmeton Ministria e Lajmeve.
Znj.Sinani i premtoi mbështetje komunale Arbenit në garat e tjera ndërkombëtare.
Postimi i plotë :
Nga Presheva dhe fitues i medaljes së artë ? në Olimpiadën e 28 Ndërkombëtare të Matematikës për Studentë Universitarë – IMC 2021.
Ky është Arben Ajredini ?
Student i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës dhe përfaqësues i Kosovës ??, ai fitoi vendin e parë në një ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës, ku morën morën pjesë mbi 600 studentë nga 113 universitete më prestigjioze nga të gjitha anët e botës.
Arbeni është universalja jonë. Dëshmia se edhe nga një vend i vogël je bota ?. E bëhesh vlerë e saj.
Medalja e Arbenit është edhe kritika më e besueshme për politikën. Vetëdijësimi se duhet të investojmë para së gjithash në njerëz ????
Duke ju zotuar se qeverisja komunale do ta mbështes në garat e mëtejme ndërkombëtare, sot e urova ? Arbenin për medaljen dhe e falenderova ? për krenarinë që i dha komunës sonë.
Suksese të mëtejme maestro! ?❤️