Sinani takohet me Drejtorin e Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq
Kryetarja Sinani së bashku me z. Mitroviq ndanë kontratat e bursave për 4 studentë të Komunës së Preshevës.
Gjatë takimit u bisedua për disa çështje kyçe:
- Rritjen e mjeteve të Trupit Koordinues dhe transferet e rregullta nga Ministria e Financave
- Projektet konkrete, përfshirë Shkollën “Ibrahim Kelmendi”
- Subvencionet për ndërmarrësit, nxënësit dhe studentët
- Problemet socio-ekonomike të shqiptarëve të Preshevës
Një fokus i veçantë iu dha:
- Përfundimit të fazës së parë të Zonës Industriale për hapjen e vendeve të reja të punës.
“Përveç temave të lartëpërmendura, në takim z. Mitroviq ia adresova edhe shqetësimin tim për sa i përket pasivizimit selektiv të adresave, proces ky i cili është shkelje e çdo të drejte elementare qoftë sipas Konventave evropiane apo edhe vet Kushtetutës së Serbisë.
Drejtorit të Trupit Koordinues poashtu ia shfaqa nevojën e domosdoshme që marrëveshjet e nënshkruara nga përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës me Qeverinë e Serbisë, e të garantuara nga OSBE dhe Ambasadat e Quintit, të implementohen në plotëni, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdim të dialogut ndërinstitucional për nevojat e shqiptarëve të kësaj treve.
Kërkesa këto, të cilat shqiptarët tashmë po i adresojnë edhe përmes protestave të mbajtura.” ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani