Sinani sot priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-ve z.Lee dhe të OSBE-së z.Reid
Kryertarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani në vazhdim e takimeve që i ka filluar qysh nga detyra e re në krye të pushtetit lokal, sot ajo priti në vizitë përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, të kryesuar nga Thomas Lee, këshilltar politik i ambasadës, si dhe Kiron Reid, shef i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, përcjell Ministria e Lajmeve.
Znj.Sinani njoftoi se gjatë takim me të lartëpërmendurit diskutoi tema kontruktive rreth situatë politike, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mes tjerash në këto bisedime u diskutua dhe për pasivizimin e asresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
“U dakorduam që kontaktet mes autoriteteve lokale dhe ambasadës së SHBA të vazhdojnë e thellohen, për faktin e vetëm se udhëheqja ime e sheh si urën lidhëse për zgjidhjen e problemeve të Shqiptarëve në raport me Qeverinë serbe.”- ka shkruar znj.Sinani
Po ashtu e para e komunës me z.Reid disktuoi rreth diskriminimit të skajshëm që po i bëhet shqiptarëve nga autoritet qeveritare të Serbisë.