Të fundit

Sinani: Situatë alarmante e pandemisë në Preshevë, pushteti lokal nuk bën asgjë

Kryetaria e PVD’s dega në Preshevë Ardita Sinani ka reagur nëpërmjet një shrimi nē llogarinë e saj në facebook në lidhje me situatën alarmantë epidemiologjike të krijuar së fundmi nga Covid-19 në komunën e Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Znj.Sinani është shprehur se heshtja e pushtetit lokal në lidhje me gjendjen shqetësuse të shkaktuar nga koronavirusi, e rrit pasigurinë dhe brengën e qytetarëve të Preshevës. Mes tjerash ajo ka deklaruar se iu është bërë thirrje thirrje e vazhdueshme këtij pushteti lokal që të ngritët në nivelin e seriozitetit të situatës dhe të formoj një grup punues nga ekspertët, duke i ofruar bashkëpunim dhe ndihmën e profesionistëve të PVD-së, ende skemi hasur në asnjë veprim konkret.

Postimi i plotë :

Të nderuar qytetar të komunës së Preshevës,
Situata e ditëve të fundit në rajon dhe në vend, përhapja alarmante e Pandemisë dhe rritjen e numrit të infektuarve është një shqetësim për secilin nga ne, rrit pasigurinë dhe brengën e popullatës, e cila përpos kësaj sfide po përballet edhe me keq qeverisje të pushtetit lokal!
Të dashur bashkë qytetarë, në kohën kur po rriten shifrat me COVID 19 në komunën tonë, heshtja e pa besueshme e pushtetit lokal duke mos bërë asnjë mbledhje të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, duke mos u prononcuar për situatën e krijuar, për të udhëzuar dhe ndihmuar popullatën, mos angazhimi dhe pa dituria e pushtetit lokal rritë edhe më tepër shqetësimin, mos besimin dhe pasigurinë, ku qytetarët tanë me të drejtë ndjehen të braktisur e të harruar nga pa aftësia dhe neglizhenca e këtij pushteti joserioz!
Mos informimi i opinionit publik mbi numrin eventual të të infektuarve, testeve të bëra, dhe strategjisë së veprimit për mbrojtjen e popullatës e bëjnë këtë pushtet të pa denjë!
Edhe pse i kemi bërë thirrje të vazhdueshme këtij pushteti lokal që të ngritët në nivelin e seriozitetit të situatës dhe të formoj një grup punues nga ekspertët, duke i ofruar bashkëpunim dhe ndihmën e profesionistëve të PVD-së, sepse komuna e Preshevës ka dështuar dhe po dështon në kryerjen e obligimeve të veta njerëzore, morale e ligjore për ta mbrojtur popullatën në ballafaqim me këtë situatë ende skemi hasur në asnjë veprim konkret.
Të dashur qytetarë, sot Ne popullata e komunës së Preshevës e përballur me Pandeminë, pa një qeverisje lokale serioze për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, bizneseve, bujqëve, pleqve e shtresave në nevojë, pa spital, me papunësi dhe varfëri ekstreme Jemi të detyruar të tregojmë kujdes, disiplinë dhe duke u mbështetur tek këshillat e profesionistëve, që ta ruajmë veten duke ruajtur njëri-tjetrin në mënyrë që ti mbrojmë familjet, fëmijët dhe prindërit tanë, me shpresë që me ndihmën e Zotit ta kalojmë këtë situatë!
Me respekt,
Ardita SINANI