Sinani priti në takim Ambasarpi e ri të OSBE-së Marcel Peško
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Agim Sabedinin dhe bashkëpunëtorë të tjerë, priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Marcel Peško. Në qendër të bisedës ishte situata e komunitetit shqiptar në Luginë dhe sfidat aktuale me të cilat përballet Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Sinani ngriti shqetësimin për bllokimin e fondeve të Qeverisë së Kosovës, të destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe projektet kulturore e arsimore. Ajo theksoi se ky bllokim po dëmton funksionimin institucional dhe po pengon zhvillimin e programeve që ndihmojnë ruajtjen e identitetit.
Gjatë takimit, kryetarja kërkoi angazhim më të madh institucional dhe ndërmjetësim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, si dhe rritje të vëmendjes ndërkombëtare ndaj sfidave që përballen shqiptarët në Luginë. Ambasadori Peško shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar mbështetjen dhe monitorimin në terren.
