Të fundit

Sinani priti në takim Ambasadorin Jashari

Kryetarja e komunës Preshevë, Ardita Sinani, sot mirëpriti në takim Ambasadorin e Kosovës në Serbi, Jetish Jasharin.

Sinani dhe Jashari diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe sfidat që kanë qytetarët e komunës Preshevë.

Më posht mund ta lexoni njoftimin e plotë të Sinanit:

Mirëprita ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, z. Jetish Jashari.

Diskutuam mbi zhvillimet e fundit, sfidat e menaxhimit të qeverisjes lokale dhe diskriminimin e vazhdueshëm shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, çështje të cilat i kam ngritur në çdo takim me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, biseduam për vendimin e padrejtë të Ministrisë së Pakicave për të ndaluar shpërndarjen e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar–një veprim që thellon edhe më tej diskriminimin ekonomik ndaj qytetarëve tanë.

Mirënjohëse për mbështetjen e z. Jashari dhe përkushtimin e tij në adresimin e këtyre çështjeve!