Të fundit

Aksident me fatalitet në fshatin Osllarë: Humb jetën drejtuesi i automjetit

Një banor i fshatit Osllarë të Komunës së Bujanocit, ka humbur jetën të hënën në mbrëmje në një aksident trafiku në këtë fshat, raporton “Bujanovacke”. 
Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka humbur kontrollin e automjetit, i cili ka përfunduar në lumin Sllatinë.

Makina u përplas në lumë dhe u kthye përmbys, nga ku drejtuesi i makinës humbi jetën. 

Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 18:00.

Sipas banorëve të zonës, shkak i aksidentit ka mundur të jetë shpejtësia e madhe.

Burri që vdiq ka lindur në vitin 1965.