Sinani priti në kabinetin e saj kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari
Kryetarja komunës Preshevës Ardita Sinani gjatë ditës së sotme priti në kabinetin e saj kryetarin e Gostivarit, z.Arben Taravari.
Postimi plotë :
“Bashkëbisedim i frytshëm sot me kryetarin e Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari.
E shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z.Ragmi Mustafa, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, sidomos në aplikimin e projekteve të përbashkëta ndërkomunale dhe ndërkufitare të fondeve ndërkombëtare.” ka shkruar zonja Sinani
