Të fundit

Sinani priti në kabinet shefin e OSBE-së në Bujanoc, zotin Antonios Balaskas

Sot kryetarja Ardita Sinani priti në kabinet shefin e OSBE-së në Bujanoc, zotin Antonios Balaskas.

Ata e uruan zonjën Sinani për zgjedhjen Kryetare e Komunës së Preshevës dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në avokimin e sfidave.

Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme si: pasivizimi i adresave, problemi i diplomave, liria e lëvizjes dhe përvojat e mia me maltretimin psikologjik në vendkalimet kufitare. Gjithashtu, u fol për ndarjen e mjeteve nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për projektin 7-pikësh për integrimin e Shqiptarëve në institucionet qendrore.

“Bashkëpunimi me OSBE-në është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së këtyre problemeve. Shpresojmë që punët të ecin në drejtimin e duhur “ ka deklaruar Ardita Sinani