Sinani pritet në takim nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, z.Hami Aksoy
Kryetarja e komunës Preshevës Ardita Sinani sot është pritur në takim nga Ambasadori i Republikës së Turqisë në Serbi, z.Hami Aksoy, transmeton Ministria e Lajmeve.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të znj.Sinani
Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd nga Ambasadori i Republikës së Turqisë ?? në Serbi, z.Hami Aksoy.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës, e falenderova ? Shkëlqesinë e Tij, për përkrahjen dhe kontributin e Republikës së Turqisë, si një nga investuesit më të rëndësishëm në vend dhe në rajon.
Bashkëbiseduam për dinamizimin e bashkëpunimit; sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.
Së shpejti, së bashku me Ambasadorin z.Hami Aksoy, komunën tonë do ta vizitojë një delegacion i biznismenëve ? nga Republika e Turqisë.
Ishte kënaqësi që në takim të shoqërohesha nga z.Nexhmedin Ademi, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë.