Sinani pjesmarrëse në Samitin World Changers Balkan, në Shkup
Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani pjesmarrëse e Samiti World Changers Balkan e cila po mbahet në qytetin e Shkupit në Maqedonin e Veriut.
Lajmin e ka bër të ditur vetë kryetarja Sinani përmes rrjetit social
Ky është njoftimi i plotë:
Samiti World Changers Balkan – një ngjarje e rëndësishme për Komunën e Preshevës
Sot në Shkup, pata nderin të marr pjesë në një samit ku liderë ndërkombëtarë dhe akademikë diskutuan për sfidat dhe mundësitë e Ballkanit. Ky event, i pari i këtij lloji në rajon, tregoi rëndësinë e bashkëpunimit tonë me SHBA-në dhe Evropën për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe investimet.
Jam vlerësuar me çmimin “Leadership Excellence Cultural Tolerance Award 2024”, një motivim për të vazhduar përpjekjet tona për tolerancë dhe përparim në rajon. Falënderoj organizatorët dhe partnerët për mbështetjen.