Sinani mirëpriti në takim kryetarin e Pejës dhe drejtoreshën e UBKSH në Rajon Andriola Kambon
Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani s’bashku me zëvendës kryetarin Ragmi Mustafa dhe këshilltarin e UDSH-së Naser Azirin mirëpritën në ambientin e komunës Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo; kryetarin e komunës së Pejës , z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoreshën për kulturë në komunën e Pejës, znj. Xhaneta Syla.
Postimi i plotë :
????? ? ????? ? ????̈? ??̈ ???????? ??? ?????, ?????̈?? ? ????̈??? ??̈? ???????? ???????? ??? ????????
Sot pata kënaqësinë të mirëpres Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare ?? në Rajon, znj. Andriola Kambo; kryetarin e komunës së Pejës ??, z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoreshën për kulturë në komunën e Pejës, znj. Xhaneta Syla.
Siç ishim dakorduar edhe në Kongresin e UBSHR në Tiranë, në takimin e sotëm u bë hapja e zyrës së UBSHR dhe zyra e Turizmit në Preshevë.
U diskutua po ashtu nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi me Komunën e Pejës për turizmin malor dhe ofrimi i ekspertëve për turizëm nga Tirana dhe Peja ?.
Nga Drejtoresha e UBSHR, znj.Kambo u diskutua që së shpejti të organizohen konferenca për bashkëpunim mes të rinjve e grave të komunave e bashkive që janë pjesë e kësaj organizate mbarëshqiptare.
Duke qenë komunë e diskriminuar në Serbi, edhe në aspektin socioekonomik, shpreha falenderim në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës për znj. Kambo, kryetarin Muhaxheri dhe të gjithë komunave pjesë e UBSHR për angazhimin e tyre.
Me zhvillimin e turizmit Preshevës do t’i hapen mundësi edhe për zhvillim ekonomik e kulturor.
Urime ❤