Të fundit

Sinani: Më shumë kujdes dhe përmbajuni këshillave mjekësore

Pas situatës që ka shkaktuar tashmë pandemia globale e virusit Kovid-19, qeveria serbe në mbrëmjen e kaluar ka shpallur gjendje të jashtzakonshme si dhe ka vendosur disa masa rigoroze si të vetëm mekanizëm për ta luftuar virusin në fjalë, reagoi edhe kryetaria e PVD-së dega në Preshevë Ardita Sinani, e cila ka bërë thirrje tek qyetetarët e komunës që mos të krijojnë panik dhe të kenë kujdes ndaj higjienës po ashtu që t’i përmbahen këshillave mjekësore, sidomos kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë grup mosha më e ekspozuar dhe më e rrezikuar që të infektohen me Kovid-19, përcjell Ministria Lajmeve.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,

Mbrëmë presidenti serb shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tërë shtetin për shkak të Corona Virusit.
Përmes mjeteve të informimit autoritetet shtetërore njoftuan për masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e pandemisë si dhe për sanksionet dhe dënimet që mund të merren për shkak të mosrespektimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Të dashur bashkëvendës,

Organizata botërore e Shëndetësisë ka publikuar masat parandaluese që qytetarët duhet të ndërmarrin për të ruajtur fillimisht shëndetin e gjithsecilit e pastaj edhe në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Bëj apel te të gjithë Ju, që t’i përmbahemi këshillave mjekësore, sidomos të kemi kujdes për të moshuarit tonë, të cilët janë grup mosha më e ekspozuar dhe më e rrezikuar që të infektohen me Virusin Corona.
Lëvizjet t’i bëjmë vetëm atëherë kur e kemi të domosdoshme, kurse në ambientet ku kemi grumbullim të madh të njerëzve ta evitojmë tërësisht deri në tejkalimin e krizës.

Gjithashtu si masë shtesë e gjendjes së jashtëzakonshme ishte edhe ndërprerja e kopshteve, shkollave e universiteteve. Presidenti serb për këtë masë njoftoi se përmes emisioneve të Televizioneve shtetërore apo private, si dhe online platformave fëmijëve do t’u mundësohet mësimi në distancë.
Prandaj apeloj te të gjithë prindërit, që këtë periudhë të izolimit, ta shfrytëzojmë duke i angazhuar fëmijët nëpër shtëpitë tona, në konsultim me edukatoret, mësueset dhe profesorët, me detyra e aktivitete.

Për fat të mirë, deri në këto momente, në komunën tonë nuk kemi asnjë rast të paraqitur me të infektuar, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të ekspozuar ndaj rrezikut për infektim. Andaj, t’i përmbahemi këshillave të mjekëve dhe t’a shtojmë kujdesin ndaj vetes, familjes e shoqërisë. Popujt e civilizuar i përmbahen rregullave, e ne të tillë jemi.

PA PANIK…ME SHUMË KUJDES!