Sinani: Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është hap i rëndësishëm drejtë marrëveshjes finale
Kryetaria e Partisë për Veprim Demokratik dega Preshevë Ardita Sinani përmes një postimi në profilin e saj në facebook se marrëveshja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ëdhë një hap drejt marrëveshjes finale, përcjell Ministria e Lajmeve.
Znj.Sinani tutje është shprehur se kjo marrëveshje me disa projekte infrastrukturore janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, siç janë hekurudha, autostrada apo gazjellësi janë projekte shumë të mëdha.
“Kjo ngjarje historike që po ndodhë është një pikë kthese edhe për shqiptarët e Luginës”- ka shktuar znj.Sinani.
Postimi i plotë :
Marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, është hap i rëndësishëm drejtë marrëveshjes finale.
Të fuqishme e bën nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump!
Një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, një përkushtim për një zhvillim të hovshëm ekonomik për rajonin është i domosdoshëm si hap i parë dhe përpjekje serioze për normalizim të marrëdhënjeve ekonomike në mes Kosovës e Serbisë si parakusht për marrëveshje finale në mënyrë që çështjet politike të bëhen më të arritshme.
Kjo marrëveshje për një numër projektesh infrastrukturore thelbësore për zhvillimin ekonomik të rajonit, investime amerikane për projektet infrastrukturore, qoftë hekurudha, autostrada apo gazjellësi janë mega-projekte.
Sot, kjo ngjarje shënon një pikë kthese të rëndësishme për procesin e dialogut, për përmbyllje të plotë me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjshmërisht të obligueshme njëherit edhe shpresë për pozitën e shqiptarëve të Luginës!
A. S