Sinani kërkon ndihmë nga Vuçiq, Rama dhe Kurti pas vërshimeve në Preshevë
Kryetarja e komunës Ardita Sinani pas vërshime që ndodhën në mbrëmjen e kaluar në fshatrat Rahovicë dhe Raincë, ajo ka kërkuar mbështetje financire nga qeveria e Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Postimi i plotë :
Pas dëmeve të shkaktuara mbrëmë nga reshjet e shtuara të shiut, sot në ora 15:00 do të udhëheq mbledhjen e Shtabit për situata të jashtëzakonshme në cilësinë e komandantit të Shtabit, në të cilën do të shqyrtohen detajet e situatës së shkaktuar.
Në të njejtën kohë, gjatë ditës me kërkesë për mbështetje finansiare, për të përballuar këtë situatë të vështirë për komunën e Preshevës dhe për banorët e prekur nga vërshimet, kërkova ndihmë nga Qeveria e Serbisë.
Poashtu për ndihmë komunës dhe qytetarëve tanë iu drejtova me shkrim edhe kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.
Vlen të përmendet se ishte z. Veliaj i pari që reagoi në Kërkesën tonë, duke ofruar mbështetje edhe finansiare përmes një fondi ndihme, të cilën do ta miratojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak.