Sinani i reagon Bërnabiqit: Serbia po i shkel marrëveshjet e firmosura për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq sot deklaroi se Kosova ka shkelur marrëveshjen e rezolutës 1244 të nënshkruar në Bruksel, përcjell Ministria e Lajmeve
Pas kësaj deklarate të Bërnabiqit e cila akuzoi Kosovën për shkelje të marrëveshjes, ka ardhur reagimi i këshilltares të kryrministrit Kurti Ardita Sinanit.
Sinani i rikujon kryeministres serbe se marrëveshjet e nënshkruara po i shkel Serbia, rrespektivisht ato marrëvshje të firmosura për shqiptarët e Luginës që jetojnë në Serbi.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të Sinanit:
I rikujtoj Kryeministres së Serbisë, znj.Ana Bërnabiq, se Serbia shtetërore është ajo që po i shkel marrëveshjet, të firmosura nga ana e saj, si ato për Luginën e Preshevës.
- “Marrëveshja e Konçulit” (2001)
- “Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Koordinues” (2009)
- “Marrëveshja për Planin 7 pikësh” (2013)
Janë këto 3 marrëveshje që janë miratuar nga vet organet e Republikës së Serbisë, që po shkilen nga Qeveria e Ana Bërnabiq dhe shefi i saj, Presidenti Aleksandër Vuçiq.
Natyrisht. Ky është pushteti i juaj autoritar. Kjo është politika juaj hegjemoniste.
Kundër integrimit të serbëve në Kosovë.
Kundër integrimit të shqiptarëve në Serbi.
Kundër bashkejetesës së serbëve me shqiptarët në Republikën e Kosovës.
Për një Republikë të Serbisë, një Luginë të Preshevës, pa shqiptarë.
Një politikë kundër paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Midis shqiptarëve dhe serbëve.