Të fundit

Shoqata e Mjekëve të Luginës apel qytetarëve

Shoqata e Mjekëve të Luginës u ka bërë thirrje qyetatarëve të komunave Preshevë e Bujanoc që në rast të ndonjë dyshimi apo simptome që mund të kenë në lidhje me virusit Kovid-19, të mos frikohen ose të mos hezitojnë dhe ti drejtohen institucione shëndetësore që të mund të parandalohet përhapja e virusit.

Thirrja e Shoqatës së Mjekëve të Luginës

Apel qytetareve

Ne si Shoqat nuk mun te rrim duarkryq ,por ju bej thirrje te gjithe qytetareve si ne Bujanoc ashtu edhe ne Presheve qe nese verejne ndonje simptom si:humbja e shijes ne hund dhe goje,temperatur disa dite ,kolle e thate ,frymezenie me ndjenje te frymemarrjes se shkurte,ne te lajmerohen ne Kovid amullantat perkatese qe te trjatohen ku kontrollohen nga mjeku kujdestar,te behen analizat ,behet grafi e mushkerive u jepet terapia perkatese dhe behet TESTI PCR ne raste te dyshimta ku per kete vendos mjeku.
Ju lutem mereni kete apel si keshill te rendesishme qe ti ruani te afermit e tuaj
Me rrespet nga Dr Bekim Arifi Otorinolaringolog
Kryetar i Shoqates Mjeket e Lugines