Sinani “godet” Arifin: Vizitat nëpër bashkësi lokale janë vazhdimësi e manipulimit të kësaj popullate
Para disa ditëve kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi s’bashku me përfaqësues tjerë komunal ka nisur iniciativë për ti viztuar qyetetarët e bashkësive lokale, atë fshatit Miratoc, Rahovicë dhe Raincë.
Mirëpo në lidhje me këtë ka reaguar kryetaria e PVD’ dega në Preshevë Ardita Sinani, e cila këtë nismë të z.Arifi e ka konsideruar manupulim i popullatës.
Ajo tutje ka akuzuar edhe më tej të parin e komunës, duke e quajtur mashtrues, shantazhues e manipulator.
Ky është postimi i plotë :
Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,
Vizitat e fundit të kryetarit të Komunës së Preshevës nëpër bashkësi lokale duke promovuar projektet e paqena janë vazhdimësi e manipulimit të kësaj popullate!
Ardhja në pushtet me premtimin e hapjes së fabrikave duke keqpërdorur gjendjen e vështirë ekonomike të kësaj popullate ishte një mashtrim i pandershëm i Shqiprim Arifit për përfitimin e votave!
Ai duhet të tregoj si është gjendja ekonomike sot sepse në fushatë kishte premtuar që ai do të jetë shpëtimtari i kësaj popullate!
Ai para se të na flasë për pakon e ndihmave e cila më së paku ishte meritë e tij duhet të tregoj cilët ishin premtimet e tij për ardhje në pushtet dhe sa janë realizuar ato premtime sot, sepse qytetarët e komunës së Preshevës nuk po i shohin askund fabrikat e famshme të premtuara në fushatën mashtruese të Shqiprim Arifit!
Ai e mashtroi dhe po vazhdon ta manipulojë këtë popullatë e sidomos shtresat në nevojë dhe rininë!
Ai akuzonte të tjerët për largimin e rinisë por nuk tregoi asnjëherë se cili është bilanci dhe shifrat alarmante në largimin e rinisë gjatë kohës së tij!
Ai në fushatë na foli për spital regjional, por përfundoi duke i rehatuar militantët partiak dhe grupin e interesit rreth tij!
Na foli për hapjen e kufirit, por përfundoi në keqpërdorimin enorm të buxhetit komunal duke blerë shtylla elektrike për vota!
Shqiprim Arifi na foli për varfëri, por përfundoi duke keqpërdorur në mënyrë të turpshme dinjitetin e familjeve në nevojë dhe pensionistëve me një pako të ndihmave për vota!
Ai sot vazhdon të shantazhojë, mashtrojë dhe manipulojë gjithkënd dhe gjithkah vetëm që të mbetet në një pushtet i cili i siguron atij dhe klikës rreth tij mirëqenie dhe përfitime përmes keqpërdorimit dhe korrupsionit!
Të nderuar qytetarë,
Sot, Shqiprim Arifi vazhdon të mbetet e keqja më e madhe për Preshevën dhe si i tillë duhet të shkojë për të hapur rrugë që Presheva të qeveriset me duar të pastra!
Me respekt,
Ardita SINANI