Të fundit

Sinani: Gjuha e Vuçiqit dëshmi se nuk do marrëveshje finale me Kosovën

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, Ardita Sinani ka reaguar pas fyerjes nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq që i ka bërë Kurtit.

Sinani vlerëson se gjuha e përdorur nga presidenti serb kundrejt Kurtit është një dëshmi që Vuçiq nuk është i ineteresuar për marrëveshje finale me Kosovën, transmeton Ministria e Lajmeve.

Reagimi i plotë :

GJUHA E VUÇIQIT, DËSHMI SE NUK DO MARRËVESHJE FINALE ME KOSOVËN

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, nuk po i mjafton diskriminimi dhe shtypja e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Por po i sulmon me gjuhë ofenduese e kërcënuese edhe serbët e Kosovës që nuk pajtohen me politikën e tij autoritare dhe që duan jetë normale e bashkëjetesë me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës.

Madje ish-Ministri i informatave i regjimit të Millosheviqit dhe ish-promovuesi i Ratko Mlladiqit akuzon edhe ish të burgosurin politik të atij regjimi për ‘llum terrorist’.

Thjesht, Presidenti Vuçiq vërteton përsëri:

  • Se e sheh ende me krenari të kaluarën e tij të turpshme të shërbimit ndaj ish-regjimit kriminal.
  • Se nuk dëshiron marrëveshje finale me Kosovën.

Rrjedhimisht, se nuk është adresa për demokratizim, paqe rajonale dhe evropianizim.