LajmeTë fundit

Kryetari i KKSH-së Mustafa ka pritur në takim zv/shefin e misionit zvicëran Jean-Luc Oesch

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur në takim Jean-Luc Oesch, zëvendës-shef i misionit diplomatik të Zvicrrës.

Edhepse pas takimit nuk ka pasur ndonjë prononcim për media, është kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa ai që ka publikuar takimin nëpërmjet rrejtit social të facebook-ut, ku ka shkruar: “Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoi me zv/shefin e misionit diplomatik të Zvicrës, Jean-Luc Oesch. Me ç’rast njoftova me angazhimet e KKSH-së dhe kërkova prezencë të shtuar të shtetit Zvicran në Luginën e Preshevës” – ka shkruar Mustafa në facebook.

Është shumë evidente se nga udhëheqja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar në krye të së cilës është Ragmi Mustafën, këtij institucioni të vetëm shqiptar, i’u është rritur vëmendja nga ambasadat e huaja në Beograd. Kujtojmë se, për vetëm një muaj, institucionin e KKSh-së së fundmi e kanë vizituar ambasadorë të shumtë të misioneve diplomatike dhe të shteteve të fuqishme perëndimore.