Sinani dhe Mustafa Vizitë te Klubi i Futbollit të Femrave “Preshevë-Bujanoc” në Bukuroc
Ardita Sinani së bashku me zëvendëskryetarin e komunë Ragmi Mustafa, këshilltarë të Kuvendit dhe përfaqësues të Këshillit Komunal, vizituan Klubin e Futbollit të Femrave “Preshevë-Bujanoc” në fshatin Bukuroc.
Nën mikpritjen e kryetarit të klubit, z. Sherif Jonuzi, ata takuan vajzat e talentuara të këtij ekipi, të cilat me përkushtimin e tyre po promovojnë sportin e femrave dhe frymën e bashkëpunimit
“Mbështetja për sportin dhe krijimi i kushteve më të mira për të rinjtë mbetet prioritet i yni, sepse suksesi i këtyre vajzave është krenaria jonë e përbashkët.
Falenderime për punën e palodhur të ekipit dhe stafit që frymëzojnë gjeneratat e reja! “ ka deklaruar kryetarja Sinani
Ndërsa zv kryetari Ragmi Mustafa ka deklaruar:
“Kënaqësi e krenari të jesh pjesē e takimit për fundvit në ekipin e futbollit të vajzave sot në Bukuroc. Trajneri Sherif Jonuzi, i palodhur që një jetë të tërë ia kushtoi futbollit me përkushtim po vazhdon tani që t’ia transferoj mjeshtrinë e taktikat e futbollit vajzave të moshës së re në Luginë të Preshevës.
Në përmbledhjen e aktiviteteve të klubit kishim çka të mësojmë dhe seriozisht ndërtuan emocione të përziera gëzime e krenarie për kët ekip fitbolli të vajzave shumë të reja shqiptare.
Përpara heroinat e futbollit, suksese e shëndet”