Si votuan Vjosa Osmani për mocionin për rrëzimin e qeverisë?
Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të inicioj mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku. Kështu ka thënë për kallxo.com, Vjosa Osmani
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani. KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku por i njëjti nuk është përgjigje. I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin. Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.