Showbiz

Shuhet në moshën 82-vjeçare Dick Dale – mbreti i surf rockut

Rockeri dhe kitaristi amerikan Dick Dale, i njohur edhe si “Mbreti i surf kitarës”, ka vdekur të shtunën mbrëma në moshën 82-vjeçare, sipas mediave botërore dhe basistit të tij Sam Bolle.

Pionieri i surf rockut, është më i njohur për performancat e tij të këngëve tradicionale nga rajoni i mesdheut lindor “Misirlou”, si dhe të kolonës zanore të filmit legjendar “Pulp Fiction” nga regjisori Quentin Tarantino, shkruan KOHA Ditore.

Dale me stilin e tij të interpretimit në kitarë e kishte një ndikim të madh në shumë gjenerata të muzikantëve, ndërsa vetëm disa nga emrat më të shquar në të cilat ka ndikuar janë Jimi Hendrix dhe The Beach Boys. Ndër të tjera, ai u konsiderua gjithashtu kitaristi i parë që përdori melodi të lindjes së mesme dhe shkallë kitarash në muzikën e tij.