Lajme

Shtetet e Ballkanit Perëndimor bëjnë gati planin për hapjen e kufijve

Ballkani Perëndimor po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve, por duke hartuar protokolle të veçanta për përkujdesje ndaj përhapjes së koronavirusit.

Lidhur me kufijtë dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve në vendet e rajonit, ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka theksuar se duhet të ndërmerret qasje koordinuese midis vendeve si do të hapen kufijtë dhe t’u lehtësohet kalimi udhëtarëve, ndërsa në këtë rast të sigurohet kontroll mbi gjendjen me koronavirusin.

Në video konferencën me temën “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”, ministrat e shëndetësisë janë dakorduar të përgatitet një dokument fillestar të protokollit të ndërsjellë për kufijtë, përcjell INA.

Në dokumentin do të punojë grupi i punës i përbërë nga anëtarë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë, ndërsa video konferenca e ardhshme do të mbahet më së voni për dy javë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, të Greqisë Vasileios Kikiljas, të Republikës Sërpska, Alen Sheraniq, të Kosovës Armend Zemaj, si dhe zëvendësministri i Bosnjë e Hercegovinës, Goran Çerkez, asistenti i ministrit për bashkëpunim internacional dhe integrime evropiane të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë, Verica Jovanoviq dhe drejtori i Inspektoratit të Shëndetësisë në Bullgari, Angel Kunçev bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në video konferencën të cilën e inicoi dje ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan për gjendjen me koronavirusin në vendet e tyre, sfidat me fillimin e vitit shkollor, përgatitjet e sistemit për në vjeshtë dhe procesin për furnizimin e vaksinës.