LajmeMaqedoni

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut pa test vetëm në Kosovë, ndërsa jo në Serbi, Bosnjë dhe Mal të Zi

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot pa test PCR mund të udhëtojnë vetëm në Kosovë, ndërsa me vendet e tjera si Serbia, Bosnjë – Hercegovina dhe Mali i Zi nuk lejohet pa pasur test negativ 48 orësh për Kovid-19.

Andaj për të udhëtuar në këto tre vende të rajonit duhet të posedoni test negativ.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate ka informuar qytetarët e saj nëse prej të martës 12 tetor, planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve të rajonit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se në përputhje me përkeqësimin e situatës me pandeminë KOVID-19 në rajon dhe numrin e madh të rasteve të reja pozitive, hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të lejohet pa test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto vende”, thuhet në komunikatë.

Mbetet mundësia që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të hyjnë në Kosovë pa test PCR, por Qeveria u bën apel qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk e kanë të patjetërsueshme. Javën e kaluar u mor vendimi për të udhëtuar në vendet e rajonit pa test PCR, mirëpo situata e fundit me rritjen e numrit të infektimeve ka bërë që vendet e tjera të rajonit të mos hapen për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas pasur test PCR negativ.