FutbollSporti

Sllovenia thyen mbrojtjen e Kosovës

Slloveni ka zhbllokuar rezultatin në ‘Fadil Vokrri’.

Mbrojtja e Kosovës nuk është vendosur mirë në ‘Fadil Vokrri’, kur në ndeshje po luhej minuta e 21′ e takimit.

Ishte Vuckic ai që shfrytëzoi vendosjen jo të mirë të Fidan Alitit dhe Ibrahim Dresevic.

Goli i Vuckic i jep epërsinë Sllovenisë, e cila deri në atë moment nuk krijoi asnjë rrezik për Kosovën

Sonte, në ‘Fadil Vokrri’, kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë kanë nderuar kryetarin e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.