“Shtepia e Shendetit,se shpejti me receta elektronike”
Shtepia e Shendetit “Presheva”, se shpejti me receta elektronike, raporton Ministria e Lajmeve.
Tashme siç dihet jemi në një kohë të periudhës së dixhitalizimit dhe të gjitha gjërat janë duke u nkryer në formë dixhitale, edhe institucioni i Shtepise se Shendetit tashme shume shpejt po hyn ne fazen e teknologjise moderne.
Drejtori këtij institucioni dr.Driton Salihu ne llogarinë e tij në Facebook ka paralajmruar këtë risi si në vijim:
Digjitalizimi i shëndetësisë dhe recetat elektronike
Nga 1 marsi, recetat mjeksore nga letra do të shkojnë në harresë pasi nga kjo datë mjeku i juaj i zgjedhur barërat do ti shkruaj vetëm në mënyrë elektronike, jo më në letër, dhe pacientat sikurse tani vetëm me librezë shëndetsore ti tërheqin në barnatore! ??