Shëndetësi

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë, të dielën ofron kontrolle stomatologjike falas

Me vendim të Ministrisë së Shëndetesisë në geverine e Republikës së Serbisë drejtuesit e sherbimeve stomatologjike të dielen, më 29 shtator do të ofrojne kontrolle falas.

Nga ora 08:00 deri në ora 17:00 do të mund të kryejnë ekzaminime dentare falas gratë shtatëzëna, lehonat (deri në një vit pas lindjes), personat mbi 65 vejeç, fëmijët dhe të rinjët deri në moshën 18 vjeçare si dhe studentet deri në moshën 26 vjecare.

Kategoritë e sipërpermendura të qytetarëve do t’i nënshtrohen një ekzaminimi të plotë dentar dhe nèse është e nevojshme do të kryhen edhe ndërhyrje tjera siç është pastrimi i dhëmbëve, nxjerrja ose mbushja e dhembëve.