MagazinaShëndetësiUshqimi

Mësoni më shumë rreth benefiteve të lajthive

Vitet e fundit frutat e thata kanë filluar të konsumohen shumë, sepse janë të pasur me vlera ushqyese.

Megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve mundojnë t’i shmangin kur janë në dietë, por në fakt kjo është e gabuar, sepse disa fruta të thata ndihmojnë në reduktimin e peshës. Ndër to përfshihen edhe lajthitë, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin në përgjithësi.

1.Ndikojnë në shëndetin e zemrës
Lajthitë janë të pasur në magnez, kalium dhe fibra dietike, që ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe arterieve. Gjithashtu ndihmojnë në heqjen e kolesterolit të keq nga trupi, që është përgjegjës për një sërë sëmundjesh.

2.Mund të reduktojnë riskun e prekjes nga kanceri
Lajthitë kanë një sasi të lartë antioksidantësh që parandalojnë kancerin. Ato përmbajnë Vitaminë E, që redukton riskun e prekjes nga kanceri i gjirit, mushkërive dhe prostatës.

3.Menaxhojnë diabetin
Për të parandaluar diabetin një njeri duhet të marrë sa më shumë magnez, fosfor dhe kalium, që gjenden me shumicë tek lajthitë. Gjithashtu ato ndihmojnë në rriten e kolesterolit të mirë në trup dhe reduktimin e atij të keq, gjë që ndikon drejtpërdrejt në menaxhimin e shëndetit të gjakut.

4.Përmirësojnë shëndetin e trurit
Lajthitë përmbajnë aminoacide dhe yndyra të mira, që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave të trurit.

5.Ndihmojnë në rënien nga pesha
Lajthitë ndihmojnë në rënien nga pesha duke ndikuar direkt në metabolizmin e trupit. Ato ndihmojnë në shpejtësinë e rënies nga pesha.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/mesoni-me-shume-rreth-benefiteve-te-lajthive-609498/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright