Bota

Shtëpia e Muhammed Ali në Miçigan, shkollë verore për rininë muslimane

Një fondacion edukativ arsimor turk që bleu një fermë e cila i përket boksierit legjendar Muhamed Ali, planifikon ta përdorë atë si një shkollë verore për rininë muslimane.

Behram Turan, kreu i Fondacionit Türken, foli për planet rreth pronës e cila përfshin 328 metra katror në buzë të lumit Joseph në Berrien Springs në Miçigan të SHBA-së.

“Ne menjëherë menduam ta blinim atë kur e pamë se ishte në shitje. Ali kaloi dy dekadat e fundit të jetës së tij në këtë vend. Ajo që na nxiti për ta blerë ishte afërsia me Çikagon, aty ku jeton një komunitet i madh muslimanësh dhe ky është një vend ku do ta ruajmë kujtimin e Muhammed Ali”, tha Turan.

Ai deklaroi se kishin planifikuar ta kthenin atë në një shkollë verore për studentët muslimanë, pasi jetojnë në afërsi të saj.

“Kjo shtëpi do të jetë një shans e mirë për studentët që të frymëzohen nga modeli i jetës së Muhammed Ali dhe të punojnë për më shumë sukses”, tha ai.Ali bleu pronën në mes të viteve ’70-të për 400,000 dollarë dhe e përdori për ta veçuar veten herëpashere pas shpërnguljes në Los Anxhelos dhe Arizona. Mediat amerikane vlerësuan shitjen me 2.5 milionë dollarë.

Ali, një ish-kampion botëror i peshave të rënda, vdiq në qershor të vitit 2016 në moshën 74-vjeçare në qytetin amerikan të Phoenix pasi vuajti nga sëmundja e Parkinsonit.

Ali njihej si Cassius Clay para se ai të përqafonte Islamin në fillim të viteve ’60-të.