Sporti

Shtangistët shqiptarë shkëlqejnë në Kupën Mesdhetare, rrëmbejnë 7 medalje, 3 të arta

Shkodrani Erkand Qerimaj ka dalë i artë nga Kupa Mesdhetare e Peshëngritjes që po zhvillohet në San Marino duke dominuar në peshën deri në 81 kg. Qerimaj rrëmbeu 3 medalje të arta në garimin e tij në stilin e shtytjes, shkëputjes dhe në dygarësh. Shtangisti shkodran në stilin e shkëputjes ngriti 156 kg ndërsa në shtytje 190 kg duke e mbyllur dygarëshin në total me 346 kg.

Sukses ka arritur dhe shqiptari tjetër Daniel Godelli, i cili garoi në të njëjtën peshë me Qerimaj dhe ngriti 145 kg në shkëputje dhe 186 në shtytje duke marrë dhe një medalje bronzi.

Pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kupën Mesdhetare të Peshëngritjes ishte dhe Briken Çalja i cili garoi për peshën deri në 73 kg. Çalja mori medalje argjendi në shkëputje me 145 kg dhe medalje bronzi në shtytje me 175 kg duke e mbyllur dygarëshin në vendin e tretë.