LajmeTë fundit

Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme mbajti mbledhjen e radhës dhe doli me disa konkluzione

Në mbledhjen sotme të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, u shqyrtua situata e krijuar nga dita e djeshme, me rastin e përhapjes së zjarreve në deponinë ilegale të Komunës së Preshevës në Përzhar.

Pas analizës së detajuar të situatës dhe diskutimeve nga ana e anëtarëve të Shtabit, me qëllim të tejkalimit sa më të shpejtë të kësaj situate, u nxorrën njëzërit këto konkluzione:

1. T’i propozojë kryetarit të komunës së Preshevës marrjen e Vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës së Preshevës: deponia ilegale tek Përzhari – një pjesë e ngushtë e territorit të komunës.

2. Autorizohet Drejtorati për punë komunale, ndërtimore dhe banesore pranë Administratës komunale Preshevë, që urgjentisht të marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim të shuarjes së zjarreve në deponinë ilegale të Komunës së Preshevës – duke angazhuar edhe kompani ndërtimore private me mekanineritë e tyre nga territori i Komunës së Preshevës.

3. Të gjitha institucionet kompetente komunale të angazhohen në fikjen e zjarrit në deponinë ilegale të komunës së Preshevës, me qëllim të monitorimit të fikjes së zjarrit.

4. Që autoritetet komunale kompetente, në bashkëpunim me Stacionin policor në Preshevë, menjëherë të hetojnë shkakun e paraqitjes së zjarrit dhe të marrin të gjitha masat ligjore kundër personave të panjohur përgjegjës për shkaktimin e zjarreve në deponinë ilegale të Komunës së Preshevës.