Lajme

Shqiptarja nga New York: Edhe amerikanët duan të mësojnë shqip

Sipas një njoftimi të Harvard Magazine, pikërisht ky universitet në Masaçusets, SHBA, e ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës së gjuhës.

Edona një studente shqiptare nga Mali i Zi tha në një intervistë tha se edhe amerikanët kanë shfaqur interes për të mësuar gjuhën shqipe.

Ajo u shpreh se deri tani janë dy nxënës në klasën e shqipes, por ka edhe amerikanë që ajo njeh që duan të mësojnë gjuhën shqipe në vjeshtë, kur të nisë edhe kursi i ri.

“Janë njerëz që dinë shumë gjuhë dhe duan të mësojnë edhe gjuhën shqipe. Shqiptarët po i shohin si njerëz të ndershëm që punojnë shumë. ka shumë shqiptarë në Nju Jork, prindërit e mi flasin shumë mirë shqip, unë e kam pasur pak të vështirë me gjuhën”, tha ajo.