Showbiz

Shqiptarja Argjenda Aliu mahnit jurinë e “The Voice of Finland”

Edhe një tjetër shqiptare ka shkëlqyer me zërin e saj. 16-vjeçarja Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”. Ajo interpretoi këngën ‘Yours’, të këngëtares së njohur, Ella Henderson, duke bërë që gjithë paneli i jurisë të kthejë karriget e tyre.

Juria mbeti e mahnitur nga zëri brilant i adoleshentes nga Kosova që pushtoi skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë, duke duartrokitur këngëtaren e re. Ajo arriti të kaplonte dhe zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin gjatë transmetimit të “The Voice of Finland”.

Video