LajmeShëndetësi

Shqiptari shpik vaksinën kundër kancerit, merr patentë europiane

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave , i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer.

Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.