Shqiptari nga Shkodra dhuron 1 milion dollarë për të prekurit në Turqi
riu shkodran, Kevin Sekniqi, i cilësuar nga “Forbes” si si një nga 30 personat nën 30 vjeç më të suksesshëm në botën financiare, ka bërë një gjest human.
Ai ka dhuruar 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Sekniqi kontribuoi për t’iu ardhur në ndihmë sadopak familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.
Theksojmë se Sekniqi është “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues, dhe [në krijimin e] AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”