Shqiptari nga Presheva, oficer i suksesshëm në Aeroportin “Edmonton” në Kanada
Dritëro Ajdini në moshën 17 vjeçare ishte larguar nga Presheva në drejtim të Kanadasë. Ai në aeroportin ndërkombëtarë “Edmonton” ushtron detyrën e Oficerit të skanimit të bagazheve, për 10 vite me rradhë,transmeton Ministria Lajmeve.
Dritëroi, në një video të publikuar nga Aeroporti i Kanadasë flet për përgjegjësitë që ka në lidhje me punën që bënë. Ai mes tjerash thotë se e ka pasur të vështirë kur ka ardh nga Ish-Jugosllavia në këtë vend të bukur, siç e quan ai Kanadanë, për të nisur një jetë të re. Ai tregon për njohuritë e tij rreth gjuhëve të huaja, ku thotë se flet gjuhën serbo-kroate, maqedonishtën si dhe gjuhën angleze. Kjo i ndihmon shumë sipas tij, nga se ka udhëtarë që vijnë për vizitë në Kanada e me të cilët komunikon në këto gjuhë dhe zotërimi i këtyre gjuhëve i mundëson që t’i ndihmojë ata për t’ia bërë udhëtimin sa më të mirë.
Dritëroi është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe thotë se kalon shumë kohë me familjen e tij dukë udhëtuar në vende të ndryshme
Ndërsa krejt në fund, rrëfimin e tij Dritëroi e mbyll duke kujtuar familjen dhe vendlindjen e tij. -“Atje jam rritur në një familje të madhe, kur u largova dhe erdha këtu më mungonin ata shumë sa që mendoja se unë kurr më nuk do të kem një shtëpi. Mirëpo nëna ime më ka thënë, kudo që do shkosh do ta bësh shtëpinë dhe vendin tënd”.
Për më shumë ndiqeni videon :