Shqiptari kapet me 333 kilogramë kokainë të pastër në Itali
Policia italiane në Xhenova dhe personeli i Agjencisë së doganave sekuestruan 333 kilogramë kokainë të pastër e cila vinte nga Brazili.
Droga mbërriti në Specia të Italisë e fshehur në disa shufra graniti të transportuara në një kontenier deri në port.
Operacioni me emrin “Samba 2020”, erdhi pas kontrolleve të shumta që Guardia di Finanza në Specia ushtronte ndaj kontenierëve që vinin nga brazili, duke konstatuar një numër të madh shufrash graniti.
Mes shufrave ishte krijuar një hapësirë ku u gjetën 300 pako me drogë për një total prej 333 kilogram kokaine të pastër me një vlerë prej 100 milion eurosh, njofton Abc.
Policia italiane arrestoi katër persona të cilët kishin rolin e menaxherëve:
JMJ, me kombësi kroate, B. A , Shqiptar, PBL, Brazilian dhe CG, Italian) ndërsa përpiqeshin të transportonin drogën.
Shiko pamjet duke klikuar në;
Këtu: VIDEO